Covid-19: Vala e dytë në Indi godet vendin si një "cunami"

Shëndetësia dhe shërbimet e tjera thelbësore në të gjithë Indinë janë drejt kolapsit, pasi një valë e dytë e koronavirusit, që filloi në mes të muajit mars ka shkaktuar shqetësime në vend. India raportoi 295,041 raste të koronavirusit dhe 2,023 viktima, numri më i lartë i rasteve dhe rritja më e lartë e vdekjeve të regjistruar në një ditë të vetme, që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave nga Ministria Indiane e Shëndetësisë. "Rastet janë në rritje", deklaroi Jalil Parkar, një konsulent i lartë i mushkërive në Spitalin Lilavati në Mumbai. "Është tamam si një cunami", theksoi ai.

India

"Situata është jashtë kontrollit", u shpreh Ramanan Laxminarayan, drejtor i Qendrës për Dinamikën, Ekonominë dhe Politikën e Sëmundjeve në New Delhi. "Nuk ka oksigjen. Një shtrat është vështirë të gjesh. Është e pamundur të bësh një test. Duhet të presësh më shumë se një javë", shtoi ai. "Të paktën 22 pacientë të prekur nga Covid-19, të cilët ishin në mbështetje të ventilatorëve humbën jetën duke pritur për furnizimet me oksigjen", deklaroi një zyrtar i lartë nga rrethi Nashik në shtetin indian të Maharashtra.

Etiketim

india Covid-19 valë