Indonezi: Zhduket një nëndetëse me 53 persona në bord

Marina e Indonezisë ishte në kërkim të një nëndetëseje të zhdukur me 53 persona në bord, që u zhduk gjatë një stërvitje ushtarake dhe po kërkon ndihmë nga vendet fqinje si Australia dhe Singapori, bënë të ditur autoritetet indoneziane. Ministria e Mbrojtjes së Indonezisë njoftoi se KRI Nanggala-402, një nëndetëse e prodhuar në Gjermani humbi kontaktin gjatë një stërvitje në ngushticën e Balit mes ishujve Java dhe Bali.

Indonezi

Nëndetësja kërkoi leje për t´u zhytur rreth orës 3 të mëngjesit me orën lokale para se të humbiste kontaktin, sipas deklaratës. Deklarata shtoi se një derdhje e naftës u vëzhgua me anë të mbikëqyrjes ajrore pranë pikës së zhytjes, rreth orës 7 të mëngjesit me orën lokale. "Derdhja e naftës dyshohet se ka ardhur nga nëndetsja", deklaroi zëdhënësi i Marinës Indoneziane, kolonel Julius Widjojono për mediat lokale.

Nendetese

Ai theksoi se nëndetësja ka aftësinë të zhytet deri në 500 metra nën nivelin e detit, por shtoi se tani mund të kishte arritur edhe 200 metra më thellë. "Le të lutemi për ata në mënyrë që të mbijetojnë", shtoi ai. Kërkimi aktualisht po kryhet nga dy anije luftarake indoneziane, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Disa vende duke përfshirë Australinë, Indinë dhe Singaporin kanë ofruar ndihmë.

KRI Nanggala-402, që peshon 1,395 tonë u ndërtua në vitin 1977 nga kompania gjermane e ndërtimit të anijeve Howaldtswerke-Deutsche Werft (HDW) dhe u bashkua me radhët e Marinës Indoneziane në vitin 1981, sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes. Nëndetësja iu nënshtrua një riparimi dy-vjeçar në Korenë e Jugut, që përfundoi në vitin 2012.

Nendetese