Helikopteri Ingenuity përfundon me sukses fluturimin e dytë në Mars

Helikopteri Ingenuity ka përfunduar me sukses një fluturim të dytë në Mars, që ishte edhe më sfidues se i pari. Pajisja fluturoi në mënyrë autonome për rreth 52 sekonda duke u ngjitur rreth 4,9 metra lart atmosferës marsiane. Ingenuity mblodhi vetëm imazhe bardh e zi. "Duket e thjeshtë, por ka shumë të panjohura lidhur me mënyrën e fluturimit të një helikopteri në Mars", deklaroi Håvard Grip, piloti kryesor i Ingenuity në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s. Marsi ka një të tretën e gravitetit, që përjetojmë në Tokë dhe atmosfera është 1% e dendësisë së Tokës. Kjo e bën fluturimin e kontrolluar shumë më të vështirë në Mars.

Mars

Informacionet e mbledhura nga këto fluturime do të shërbejnë për ndërtimin e motorit të ardhshëm, që mund të eksplorojë Marsin dhe planetet e tjera. Ingenuity tashmë ka dërguar një imazh bardh e zi nga ky fluturim i dytë duke treguar hijen e helikopterit në sipërfaqen e Marsit. "Deri më tani fluturimi i ka përmbushur pritjet dhe modelimi kompjuterik ishte i saktë", u shpreh Bob Balaram, kryeinxhinier i Ingenuity në Laboratorin e Jet Propulsion të NASA-s, në një deklaratë. "Kemi ende shumë për të mësuar gjatë këtij muaji", theksoi ai. Grupi i shkencëtarëve është përgatitur edhe për tre fluturime të tjera gjatë javës së ardhshme.

Mars