Biden: SHBA synon uljen e emetimeve të karbonit me më tepër se 52% deri në vitin 2030

Presidenti Joe Biden filloi sot një samit virtual mbi klimën, ku morën pjesë 40 liderë të tjerë botërorë duke njoftuar një frenim ambicioz ndaj emetimeve të gazrave serrë. Në samitin e Shtëpisë së Bardhë, që po zhvillohet Biden angazhoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të zvogëlonin emetimet e gazeve serë me 52% nën nivelet e emetimeve deri në vitin 2030. Ndërsa këto qëllime janë pjesë e marrëveshjes së Parisit mbi klimën nuk janë detyruese dhe administrata nuk ka hartuar një plan se si SHBA-ja do t'i arrijë. Zyrtarët theksuan se Biden dhe grupi i tij arritën në këtë përfundim gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë ditën e Mërkurë në mëngjes.

Biden

Në një fjalim për hapjen e samitit, Biden paraqiti vizionin e tij për një ekonomi më të gjelbër, në të cilën ndryshimi i klimës merret seriozisht në të gjithë sektorët. "Ky është synimi ynë drejt të cilit ne jemi drejtuar si një komb dhe kjo është ajo që ne mund të bëjmë nëse ndërmarrim veprime për të ndërtuar një ekonomi jo vetëm më të begatë, por më të shëndetshme, më të drejtë dhe më të pastër për të gjithë planetin", deklaroi Biden. "Këto hapa do ta vendosin ekonominë e Amerikës në zero të emetimeve jo më vonë se viti 2050", shtoi ai.

Biden u bëri thirrje liderëve botërorë të mbledhur në samit, veçanërisht ata, të cilët përfaqësojnë ekonomitë më të mëdha në botë, të marrin masa brenda vendeve të tyre për të frenuar emetimet. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila prezantoi Biden në fillim të samitit, vuri në dukje motin ekstrem nga i cili është goditur SHBA-ja gjatë viteve të fundit duke përfshirë zjarret në Kaliforni. "Si një komunitet global, është e domosdoshme, që të veprojmë shpejt dhe së bashku për të përballuar këtë krizë dhe kjo do të kërkojë risi dhe bashkëpunim në të gjithë botën", deklaroi ajo.

Etiketim

SHBA Joe Biden karbon