Francë: Një oficere policie humb jetën si pasojë e një sulmi me thikë pranë Parisit

Një hetim anti-terrorizëm ka filluar në Francë, pasi një oficere policie ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në një stacion policie, në periferi të Parisit. Policia në skenë ndërhyri shpejt dhe vrau sulmuesin u shpreh Kryeministri Jean Castex duke iu referuar incidentit në Rambuje si një "sulm terrorist". Castex deklaroi se "vendosmëria jonë për të luftuar terrorizmin në të gjitha format e saj është e pandërprerë, më tepër se kurrë".

France

"Mënyra se si u krye ky krim dhe fjalët e thëna nga sulmuesi gjatë ngjarjes çuan zyrën e antiterrorit për të marrë përsipër hetimin", u shpreh prokurori francez antiterrorist Jean-François Ricard. "Sulmuesi kishte zbuluar vendndodhjen para se të niste sulmin me thikë", theksoi Castex. Dhe dëshmitarët dëgjuan sulmuesin të bërtiste "Allah Akhbar", sipas një burimi pranë hetimit.

France

Castex dhe Ministri i Brendshëm Francez Gérald Darmanin njoftuan se ishin rrugës për në Rambuje, një qytet me 25,000 banorë, 35 milje në jugperëndim të kryeqytetit. Më parë, Castex ndau ngushëllimet e tij me të afërmit e viktimës duke thënë se ata "kanë mbështetjen e të gjithë kombit". "Republika sapo ka humbur një nga heroinat e saj, në një gjest barbar pafundësisht frikacak", shtoi ai.

Etiketim

Francë sulm polici