SHBA: Anija kozmike SpaceX niset nga Florida me katër astronautë në bord

Anija kozmike SpaceX Crew Dragon, që mbante katër astronautë nga tre vende të ndryshme u ngrit nga Qendra Hapësinore e NASA-s Kennedy, në Florida, sot në mëngjes për një qëndrim gjashtëmujor në hapësirë. Astronautët e NASA-s Shane Kimbrough dhe Megan McArthur do të bashkohen me astronautin francez Thomas Pesquet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe Akihiko Hoshide nga Japonia. Ata pritet të kalojnë gjashtë muaj në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.  Kapsula Crew Dragon, e quajtur "Endeavour", më parë dërgoi Robert Behnken dhe Douglas Hurley të NASA-s në stacionin hapësinor në maj të vitit 2020.

NASA

Astronautët kaluan orë të tëra në kapsulë nëpër një seri kontrollesh të komunikimit dhe sigurisë. Kimbrough, McArthur, Pesquet dhe Hoshide do të bashkohen me shtatë astronautë të tjerë tashmë të instaluar në bordin e stacionit hapësinor, katër prej të cilëve mbërritën në një kapsulë SpaceX Crew Dragon në muajin nëntor. Çka do ta çojë numrin e përgjithshëm të punonjësve në stacionin hapësinor në 11, një nga ekuipazhet më të mëdha, që ISS ka pritur ndonjëherë. Por ky numër do të bjerë shpejt në shtatë, kur katër astronautë të tjerë do të kthehen në Tokë nga stacioni më 28 Prill. NASA ka kaluar më tepër se një dekadë duke punuar për të rritur stafin në stacionin hapësinor 21-vjeçar.

Nasa