BILL DHE MELINDA GATES: COVID-19 DO TË NDRYSHOJË MËNYRËN SESI BOTA MENDON PËR SHËNDETIN

Një vit më parë bota sapo kishte filluar të kuptonte se sa serioze mund të bëhej pandemia e koronavirusit.

Vetëm disa javë pasi dëgjuam për herë të parë fjalën "Covid-19", ne po mbyllnim zyrat e fondacionit tonë dhe po bashkoheshim me miliarda persona në të gjithë botën për t'u përshtatur me mënyrat tërësisht të ndryshme të jetesës. Gjatë vitit të kaluar, Covid-19 shkaktoi mbi dy milionë viktima në të gjithë botën.

Përvoja e të jetuarit në pandemi ka shkaktuar atë që shumë persona në vendet në zhvillim e njihnin mirë tashmë. Shëndeti është themeli i çdo shoqërie të lulëzuar.

Në vendet me të ardhura të ulëta, sëmundjet infektive si malarja dhe tuberkulozi vazhdojnë të shkaktojnë akoma viktima.

Etiketim

lajmi