Zgjedhjet në Shqipëri : Fushata gjithëpërfshirëse dhe administratë e përmirësuar

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u karakterizuan nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kuadri ligjor, që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore. Në të njëjtën kohë fushata u karakterizua nga autoritetet, që përfitonin nga zyra publike dhe akuza për blerjen e votave, bënë të ditur vëzhguesit ndërkombëtarë në një deklaratë. Misioni i përbashkët i vëzhgimit nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës zbuloi se përkundër disa paqartësive dhe mospërputhjeve, korniza ligjore formon një bazë të përshtatshme për zgjedhjet demokratike.

OSCE

Ndryshimet e fundit në kornizën ligjore ofruan masa mbrojtëse shtesë dhe bazoheshin në një konsensus të gjerë politik. Administrata e re zgjedhore u përball mirë me detyrat e reja të gjera, që kishte marrë përsipër dhe gëzonte besimin e përgjithshëm. "Marrëveshja politike e vitit të kaluar shkaktoi reforma të rëndësishme dhe prezantoi teknologjinë elektronike, që shërbeu për të rritur besimin në procesin zgjedhor. Kjo tregon se kompromisi politik dhe konvergjenca i shërben interesit më të mirë të popullit shqiptar", deklaroi Azay Guliyev, koordinator special dhe udhëheqës i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së. "Unë inkurajoj të gjitha forcat politike të mbajnë të njëjtën frymë në hapat, që pasojnë ditën e zgjedhjeve dhe të ndërmarrin veprime shtesë për të parandaluar një keqpërdorim të burimeve administrative dhe presionit mbi nëpunësit civilë në ciklet e ardhshme zgjedhore".

Zgjedhje

Rreth 3.5 milionë persona u regjistruan për të votuar në zgjedhjet, që u zhvilluan në sfondin e pandemisë globale COVID-19. Ndërsa liritë themelore u respektuan mesazhet gjatë fushatës zgjedhore u përqëndruan në udhëheqësit e partive sesa në platformat politike. Toni i gjuhës së përdorur gjatë fushatës nga disa politikanë kryesorë ishte konfrontues dhe në të njëjtën kohë media nuk ofroi informacione thelbësore për votuesit për të bërë zgjedhjen e tyre. Prevalenca e blerjes së votës në të gjithë vendin ishte gjithashtu shqetësuese.