Përleshje fizike në një qendër numërimi të votave në Tiranë

Një përleshje e dhunshme u raportua të hënën në mbrëmje, në një qendër numërimi të votave në Shqipëri, ndërsa procesi po vazhdon në të gjithë vendin për të bërë publik fituesin e zgjedhjeve parlamentare. Ngjarja ndodhi në Tiranë në qendrën e votimit të pozicionuar në shkollën "1 Maji". Mësohet se përleshja fizike ka ndodhur mes një mbështetësi të Partisë Demokratike dhe një vëzhguesi të Partisë Socialiste. Ndërsa hodhën edhe sende të forta kundër njëri-tjetrit. Policia dhe persona të tjerë brenda qendrës ndërhynë për të ndaluar përleshjen dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Perleshje

Shqipëria hyri në një fazë shumë të tensionuar të procesit të numërimit të votave, që padyshim do të shpallë fituesin e vërtetë të Zgjedhjeve Parlamentare. Kutia e parë e votimit u hap në Korçë, ndërsa procesi filloi në të gjithë vendin. “Procesi i numërimit të votave pritet të zgjasë 48 orë maksimalisht”, deklaroi Shefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u karakterizuan nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kuadri ligjor, që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore.