Përleshje në Durrës gjatë numërimit të kutisë së fundit të votimit

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri u sulmua sot në mbrëmje nga mbështetësit e socialistit, Vangjus Dako, ndërsa po zhvillohej numërimi i kutisë së fundit të votimit. Siç u raportua nga media lokale, Xhaferri iu afrua zonës, ku po qëndronte Dako për t’i thënë diçka lidhur me procesin e numërimit, por u sulmua nga mbështetësit e tij. Kjo ishte e mjaftueshme, që mbështetësit e PD-së të përplaseshin me kundërshtarët duke u përkeqësuar në një përleshje, që për fat të mirë u mbyll nga persona të tjerë të pranishëm në procesin e numërimit.

Votime

Shqipëria hyri në një fazë tepër të tensionuar të procesit të numërimit të votave. Një përleshje tjetër e dhunshme u raportua dje në mbrëmje, në një qendër numërimi të votave. Ngjarja ndodhi në Tiranë, në qendrën e votimit të pozicionuar në shkollën “1 Maji”. Përleshja fizike ndodhi mes një mbështetësi të Partisë Demokratike dhe një vëzhguesi të Partisë Socialiste, ndërsa hodhën edhe sende të forta kunër njëri-tjetrit. Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u karakterizan nga një fushatë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, falë një kuadri ligjor, që ndihmoi në sigurimin e respektimit të lirive themelore. Administrata zgjedhore u përball mirë me detyrat e gjera, që kishte marrë përsipër dhe gëzonte besimin e përgjithshëm.