Covid-19: Marrëveshje rekord e BE-së për blerjen e vaksinave Pfizer

Bashkimi Evropian po kthehet nga vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech për një marrëveshje rekord për të blerë deri në 1,8 miliardë doza, ndërsa procesi gjyqësor ndaj një tjetër prodhuesi të madh të vaksinave, AstraZeneca filloi në Bruksel ditën e Mërkurë. Marrëveshja me Pfizer, që pritet të finalizohet është një kontratë zyrtare dhe do të jetë më e madhja në botë për një vaksinë kundër Covid-19 deri më tani. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi blerjen historike gjatë një vizite në një fabrikë prodhimi Pfizer në Puurs, Belgjikë duke theksuar se vaksinat do të shpërndahen deri në vitin 2023.

Ursula

Marrëveshja u njoftua ndërsa presioni mbi kombet e zhvilluara është rritur për të ndaluar blerjen e më tepër dozave sesa u duhet popullsisë së tyre për të siguruar se ka mjaftueshëm për pjesën tjetër të botës. "Nuk e prisja se do të ishte kaq e vështirë, pasi ne nuk e përfshimë mundësinë se AstraZeneca do të ulte dërgesat me 75%. Kjo ishte një pengesë e rëndë", deklaroi Von der Leyen. Ajo u shpreh se marrëveshja e Pfizer do të përfshinte si fillim 900 milionë doza me mundësinë për 900 milionë të tjera shtesë, sipas raportit të New York Times.

Pfizer

Komisioni Evropian njoftoi ditën e hënë se ishte duke paditur AstraZeneca për një shkelje të pretenduar të kontratës së saj të furnizimit me vaksina pas një mosmarrëveshje disa-mujore mbi vonesat e shpërndarjes, që pengoi shpërndarjen e vaksinave në pjesën më të madhe të kontinentit. Të 27 kombet e BE-së kishin porositur 300 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 nga AstraZeneca, që të shpërndaheshin në fund të qershorit, me një mundësi për të blerë 100 milionë doza shtesë. Por dërgesat e vaksinës ranë në mënyrë të përsëritur.