Ndahet nga jeta Astronauti i Apollo 11 Michael Collins në moshën 90-vjeçare

Michael Collins, astronauti i NASA-s, i cili ishte piloti i modulit komandues për misionin Apollo 11 në Hënë është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare, pasi luftoi me kancerin, njoftoi sot familja e tij. "Me keqardhje po ndajmë lajmin se babai dhe gjyshi ynë i dashur është ndarë nga jeta sot, pas një beteje të guximshme me kancerin", sipas deklaratës. "Ai i kaloi ditët e tij të fundit në paqe, pranë familjes së tij. Majk gjithmonë u përball me sfidat e jetës me hir dhe përulësi, ashtu përballoi edhe këtë sfidën e tij të fundit, në të njëjtën mënyrë. Do të na mungojë tmerrësisht. Megjithatë, ne gjithashtu e dimë sa me fat ishte Mike për jetën e tij", shkruhej në deklaratë.

Michael

NASA, ku Collins kaloi shtatë vjet karrierë si astronaut publikoi ​​gjithashtu një deklaratë lidhur me vdekjen e tij. "Sot kombi humbi një pionier të vërtetë dhe një mbrojtës të përjetshëm për eksplorimin, astronautin Michael Collins", deklaroi administratori i NASA Steve Jurczyk në një deklaratë. "Si pilot i modulit të komandës Apollo 11, disa e quanin atë ‘njeriu më i vetmuar në histori’, ndërsa kolegët e tij ecën në Hënë për herë të parë, ai ndihmoi kombin tonë të arrijë një moment histori”, theksoi Jurczyk.