GJIGANTI SOVJETIK QË NUK U NGRIT KURRË NË FLUTURIM

Prototipi i vetëm i mbijetuar i këtij avioni të pazakontë tani qëndron i rrënuar në një fushë afër Moskës, por dikur ishte shpresa e Bashkimit Sovjetik kundër sulmeve të nëndetëseve të SHBA-së.

Bartini Beriev VVA-14 ishte projektuar për t'u ngritur nga kudo pa pistë dhe për të qëndruar  mbi sipërfaqen e ujit gjatë fluturimit.

I projektuar në vitet 1960, avioni ishte një armë kundër raketave balistike Polaris, që SHBA i prezantoi në 1961.

Plani, megjithatë, nuk u bë i qartë. Vetëm dy nga tre prototipat e propozuar u ndërtuan, dhe vetëm një prej tyre arriti të ngrihej në fluturim. Kur Bartini u nda nga jeta, në vitin 1974, projektit iu dha fund dhe prototipi i dytë u shpërbë.

E para, kryesisht e paprekur, u dërgua në 1987 në Muzeun Qëndror të Forcave Ajrore pranë Moskës, por avioni u plaçkit dhe u dëmtua dhe nuk është riparuar që prej asaj kohe.

Etiketim

lajmi