Brenda banesës së Miley Cyrus në Los Anxhelos të projektuar nga nëna e saj

Kur erdhi koha që Miley Cyrus të dekoronte banesën e saj prej 6,800 metra katrorë në Los Anxhelos, që bleu vitin e kaluar, këngëtarja iu drejtua një personi, që e njihte atë më së miri, nëna dhe menaxherja e saj, Tish Cyrus. "Cilësia më e mirë e nënës sime si nënë dhe si një dizajner e brendshme është mirëkuptimi dhe mosgjykimi", u shpreh Miley Cyrus.

Miley

"Çdo gjë, që unë ëndërroj ajo e kthen në një realitet edhe pse nuk është stili i saj. Ajo krijon për fëmijët e saj dhe unë nuk jam e vetmja, që e kërkon nënën time si një dizajnër të brendshme. Ne të pesë e pyesim atë në të njëjtën mënyrë ashtu siç ajo na ushqen. Ajo thjesht dëshiron më të mirën për ne duke krijuar hapësira, që na pasqyrojnë, çka është më e mira për shëndetin tonë mendor, krijimtarinë tonë, këngët tona", deklaroi ajo.

Miley

Duke punuar me partnerin e dizajnit Mat Sanders, Tish Cyrus u shpreh se ajo la mënjanë shijet e saj të zakonshme "boho chic" dhe mbajti estetikën e Rock'n'roll të Miley në qendër të vëmendjes, ndërsa dekoroi banesën me gjashtë dhoma gjumi dhe me shtatë banjo. "Mendoj se kur hyn në banesën e dikujt dëshiroj, që ju të njihni se kush jeton atje, cili është personaliteti i tyre, çfarë dëshirojnë dhe si janë. Unë e njoh Miley shumë mirë dhe ne jemi tepër të afërta, kështu që unë kam qenë me të vërtetë në gjendje ta dizenjoj banesën", deklaroi ajo.