Laç: Drejtuesi i një automjeti përplaset gati për vdekje me një motorist të ri

Një aksident ka ndodhur sot pasdite, në segmentin rrugor Laç-Patok. Aksidenti përfshiu një automjet dhe një motor. Ngjarja ndodhi pranë një stacioni karburanti. Bazuar në raportin e policisë bëhej fjalë për një automjet të tipit “Benz”. Automjeti ishte i drejtuar nga shtetasi me iniciale A.Z. 21 vjeç.

Lac

Automjeti u përplas me një motor të drejtuar nga shtetasi me iniciale T.N, gjithashtu 21 vjeç, Viktima u plagos dhe u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Pas incidentit drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A.Z. u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes. Tashmë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.