SHBA: Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Karolinën e Veriut

Pesë persona kanë humbur jetën duke përfshirë dy zyrtarë të sherifit të Karolinës së Veriut, pas një kontrolli ndaj një personi, i cili nuk u paraqit në punë dhe që përfundoi në një përleshje me armë zjarri dhe një bllokim prej 13 orësh, bënë të ditur autoritetet. “Zyrtarët e sherifit u përleshën dhe u plagosën për vdekje”, u shpreh Sherifi i Qarkut Watauga Len Hagaman.

SHBA

“Zyra e sherifit u njoftua ditën e dielë se i dyshuari i paidentifikuar, i cili vrau zyrtarët si dhe nënën dhe njerkun e tij para se të vetëvritej mund të përbënte një problem”, deklaroi Hagaman. Hagaman theksoi se “ka persona të shqetësuar, të cilët e njihnin të dyshuarin 32-vjeçar, pasi kishte paralajmëruar zyrën e sherifit”.  “Zyrtarët kishin kërkuar për të dyshuarin gjatë fundjavës duke u përpjekur që ta largonin atë nga disa vende, që të kishim më tepër kontroll mbi të”, u shpreh Hagaman.

SHBA

“Një oficer i Departamentit të Policisë në Boone u godit gjithashtu nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa u përpoq të shpëtonte viktimat”, sipas deklaratës. “Një zyrtare femër ishte në gjendje të shpëtonte”, sipas Hagaman. "Kjo është një situatë tepër tragjike", shtoi Hagaman. Hetimi po drejtohet nga Byroja Shtetërore e Karolinës së Veriut.