SHBA: Një oficer policie i vdekur dhe një tjetër i plagosur në Arizona pasi u godit nga një i dyshuar me një automjet të vjedhur

Një oficer policie i Arizonës u godit për vdekje dhe një tjetër u plagos rëndë si pasojë e një krimi të dhunshëm, ku u përfshi një automjet i vjedhur, të shtëna dhe ndjekjeje nga shumë agjensi, bënë të ditur sot autoritetet amerikane. Zëvendësi i Sherifit të Qarkut Pinal po ndiqte një automjet, në momentin, kur personi brenda tij filloi të qëllonte kundër oficerit të policisë. Oficeri vazhdoi ndjekjen për në qytetin Chandler në Maricopa County, ku i dyshuari kaloi përmes një porte në aeroport, që duhej të mbyllej.

Policia

“I dyshuari udhëtoi nga Chandler dhe iu drejtua autostradës drejt qytetit Gilbert, ku përfundoi në një park për shitjen e automjeteve në San Tan Ford. Ai doli nga automjeti dhe hyri në park, ku vodhi një automjet tjetër”, deklaroi zëdhënësi i Policisë të qytetit Gilbert, Oficeri Paul Alaniz. “I dyshuari më pas goditi oficerin e policisë së Chandler, Christopher Farrar dhe një tjetër oficer policie me atë automjet”, u shpreh Alaniz.

Oficeri

“Oficeri Farrar, 50 vjeç ishte një veteran 18-vjeçar i caktuar në njësinë K-9”, deklaroi shefi i policisë së Chandler Sean Duggan në një konferencë për media. “I dyshuari u plagos dhe u mor në paraburgim, pasi shtatë oficerë qëlluan me armë ndaj të dyshuarit”, theksoi Alaniz. “Oficeri i policisë Gilbert aktualisht është në gjendje kritike me një dëmtim në kokë”, njoftoi policia.