Izrael: Të paktën 45 të vdekur si pasojë e një përplasjeje gjatë një festivali hebre

Qindra autobusë po transportonin sot mijëra adhurues nga mali Meron, në veri të Izraelit, pasi 45 persona humbën jetën dhe rreth 150 të tjerë u plagosën, si pasojë e një përplasjeje gjatë një mbledhje masive hebreje brenda natës. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti incidentin një "katastrofë të madhe". Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, 32 nga viktimat janë identifikuar.

Izrael

“Rezultojnë qytetarë amerikanë mes viktimave”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. “Ne mund të konfirmojmë se shumë qytetarë amerikanë ishin mes viktimave", u shpreh zëdhënësi, por nuk dha detaje për numrin e të vdekurve ose të plagosurve. Hetuesit izraelitë po ekzaminojnë saktësisht se si ndodhi përplasja në mal, ku adhuruesit u mblodhën për të festuar Lag B'Omer, një ngjarje vjetore me këngë, vallëzime dhe homazhe ndaj të urtit Rabbi Shimon Bar Yochai në vendin e varrimit të tij.

Izrael

Ministria izraelite e Shëndetësisë i kishte nxitur njerëzit të mos merrnin pjesë në festival duke paralajmëruar rrezikun e një shpërthimi tjetër të koronavirusit. Megjithatë, numri i rasteve ka qenë i ulët dhe Izraeli tashmë ka vaksinuar plotësisht më shumë se 58% të popullsisë së tij, kështu që ngjarja u lejua të vazhdonte. Presidenti amerikan Joe Biden i shprehu ngushëllimet Izraelit dhe Kryeministrit Netanyahu. "Humbja e jetës mes adhuruesve, të cilët praktikojnë besimin e tyre është tronditëse", deklaroi Biden.

Izrael