Greqi: Karantinë 14-ditore e vendosur për shqiptarët

Ministria greke e Mbrojtjes Civile njoftoi masat kufizuese, që do të jenë në fuqi deri më 14 maj në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Lidhur me shtetasit shqiptarë, Greqia vendosi një karantinë 14-ditore, e njëjta masë, që Shqipëria ka vendosur për të gjithë shtetasit, të cilët hyjnë nga Greqia. Masat e mëposhtme janë në fuqi:

Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të konsiderohet i mbyllur dhe si rezultat nuk lejohet asnjë lidhje, qoftë tokësore apo detare. Autobusët, mini-autobusët, automjetet me targa shqiptare dhe anijet ndalohen të hyjnë në Greqi. Shtetasit shqiptarë, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Greqi për arsye turistike ose vizite u ndalohet hyrja. Personat me pasaportë shqiptare ose 90-vjeçarë janë të ndaluar. Vetëm personat me leje qëndrimi ose shtetësi greke lejohen të hyjnë në Greqi.

Greqi

Për të gjithë personat, të cilët do të hyjnë në Greqi, pavarësisht nga shtetësia ose automjeti me të cilin udhëtojnë (avion, autobus, automjet, etj) duhet të plotësojnë formularin PLF 24-48 orë para se të mbërrijnë në Greqi. Për të gjithë personat, të cilët do të hyjnë në Greqi, pavarësisht nga shtetësia ose automjeti me të cilin udhëtojnë është e nevojshme të paraqisni një Test negativ RT-PCR, që duhet të bëhet deri në 72 orë para nisjes për në Greqi.

Për të gjithë personat, të cilët do të hyjnë në Greqi nga Shqipëria, pavarësisht nga shtetësia ose automjeti me të cilin udhëtojnë duhet t'i nënshtrohen një karantine 14-ditore në banesën e tyre. Pikat kufitare do të punojnë çdo ditë nga ora 07.00 deri në 19.00. Nga pika kufitare e Kakavijës do të lejohet të kalojnë deri në 400 persona. Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur. Të gjithë pasagjerët, të cilët lëvizin jashtë Greqisë duhet gjithashtu të plotësojnë formularin PLF 24 orë para udhëtimit.