Bill dhe Melinda Gates drejt ndarjes

Bill dhe Melinda Gates po i japin fund martesës së tyre pas 27 vitesh, njoftoi çifti në një deklaratë. "Pas shumë mendimesh dhe shumë punë në marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendimin për t'i dhënë fund martesës sonë", sipas deklaratës. Çifti themeloi organizatën e tyre filantropike, Fondacionin Bill dhe Melinda Gates së bashku në vitin 2000. Që atëherë, fondacioni ka shpenzuar 53.8 miliardë dollarë për një gamë të gjerë iniciativash lidhur me shëndetin global, varfërinë, etj.

Bill Melinda

"Ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion, që punon në të gjithë botën për t'i mundësuar të gjithë njerëzve të kenë një jetë të shëndetshme dhe produktive", shkruhet në deklaratë. "Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në atë mision dhe do të vazhdojmë punën tonë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të zhvillohemi së bashku si çift në një fazë të ardhshme të jetës sonë", theksohej në deklaratë.

Bill

Bill Gates është një nga personat më të pasur në botë. Pasuria e tij neto arriti në 137 miliardë dollarë deri në muajin shkurt, sipas renditjes së Indeksit të Miliarderëve Bloomberg. Bill, 65 vjeç dhe Melinda Gates, 56 vjeç, u takuan në Microsoft, që Bill Gates e themeloi. Ajo filloi si menaxhere produktesh si e vetmja grua në klasën e parë të të diplomuarve MBA, e cila u punësua në kompaninë dhe përfundimisht u ngrit në karrierë duke u bërë menaxhere e përgjithshme e produkteve të informacionit. Ata u takuan pak pasi ajo u punësua në kompani në vitin 1987, në një darkë biznesi në New York.