Meksikë: Të paktën 23 të vdekur nga shembja e mbikalimit të metrosë në Mexico City

Një mbikalim, ku po kalonte një tren metroje u shemb në Mexico City duke shkaktuar 23 të vdekur përfshi edhe fëmijë, bënë të ditur burime zyrtare. “Të paktën 79 per sona janë shtruar në spital”, theksuan burime zyrtare. Nga të vdekurit, katër trupa mbeten të bllokuar. “Treni po udhëtonte në një pjesë të ngritur të sistemit të shpejtë të qytetit, në Linjën më të re 12, e njohur gjithashtu si Linja e Artë, në momentin kur një pjesë e mbikalimit u shemb”, sipas burimeve zyrtare.

Metro

Do të thirren ekspertë ndërkombëtarë të inxhinierisë për të ndihmuar në përcaktimin e shkakut të shembjes, çka ministri i jashtëm i vendit, Marcelo Ebrard e quajti "aksidentin më të tmerrshëm në sistemin e transportit publik". Shembja ndodhi pranë Stacionit Olivos, në orën lokale 10:25 pasdite. Përpjekjet e shpëtimit u pezulluan përkohësisht gjatë natës. Sistemi i metrosë së qytetit është një nga më të ngarkuarit në botë. Linja 12, ku ndodhi aksidenti, u hap në vitin 2012.

Metro