Komisioneri i BE-së Varhelyi do të vizitojë Shqipërinë

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi po viziton Ballkanin Perëndimor këtë javë. Ai do të jetë në Shqipëri të Mërkurën. Komisioneri Varhelyi do të vizitojë Tiranën, si pjesë e planit të bllokut për shpërndarjen e vaksinave në vendet e Ballkanit Perëndimor. “BE ka shoqëruar Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Covid-19 që nga fillimi. Tani ne jemi duke shpërndarë 651,000 doza Pfizer/BioNTech në rajon, së bashku me vaksinat e marra përmes COVAX, ku BE është donatori më i madh, rreth një milion janë siguruar", deklaroi ai.

Komisioneri

Ai theksoi se shpërndarja e vaksinave konfirmon qartë mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Komisioneri i BE-së njoftoi se vaksinat synojnë të imunizojnë stafin mjekësor dhe grupet e cënueshme. Shqipëria pritet të marrë 145,000 nga 651,000 doza, që do të shpërndahen në rajon. Komisioneri i BE-së do të zhvillojë një takim me Kryeministrin, Edi Rama dhe një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të takimit.

Komisioneri