SHBA: "Defender Europe 2021" event historik për Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim e ka konsideruar të Mërkurën "Defender Europe 2021" si një "Event Historik" për Shqipërinë, pasi theksoi se roli i vendit në stërvitje do të jetë i rëndësishëm me integrimin gjithëpërfshirës të Forcave të Armatosura. Në rrjetet sociale, Ambasadorja amerikane u shpreh se përfshirja e Shqipërisë në stërvitje tregon besimin, që planifikuesit i kanë dhënë ushtrisë së saj duke iu referuar një artikulli nga “The National Interest”.

"Një event historik. Roli i Shqipërisë do të jetë i rëndësishëm me integrimin gjithëpërfshirës të ushtrisë në stërvitje. Kjo shënon një hap të madh përpara për Shqipërinë dhe demonstron besimin, që planifikuesit e stërvitjes kanë vendosur për ushtrinë ", deklaroi Ambasadorja Kim. Ambasadorja ndau artikullin nga “The National Interest”, ku shkruhej se “Si pjesë e stërvitjes ‘Defender-Europe 21’, pajisjet ushtarake së shpejti do të drejtohen nga anijet e Marinës Amerikane në portin shqiptar të Durrësit.

yuri

Shqipëria, një vend, që deri para tridhjetë e ca vitesh shihej si "Koreja e Veriut e Evropës" do të marrë pjesë në një ngjarje, që do të ishte e pakonceptueshme vetëm tre dekada më parë. Një shenjë e qartë e daljes dhe ngritjes në qendër të skenës për një nga stërvitjet ushtarake më të rëndësishme, që po zhvillohet në Evropë. Sipas të gjitha gjasave, një ngjarje e një rëndësie të tillë strategjike nuk do të ishte imagjinuar as kur Shqipëria filloi procesin e saj të integrimit në NATO, as kur ajo u bë zyrtarisht një anëtare e NATO-s në vitin 2009", shtoi ajo.

Yuri Kim