Ndahet nga jeta Nick Kamen modeli i Levi’s në moshën 59-vjeçare

Nick Kamen, modeli dhe këngëtari britanik, i cili u shfaq në një reklamë të famshme në vitin 1985 të Levi’s është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Një mik i familjes konfirmoi vdekjen e tij. Kamen i lindur Ivor Neville Kamen u nda nga jeta të martën në mbrëmje pas një sëmundje të gjatë. Miku dhe këngëtari tjetër i Kamen Boy George shprehu homazhet në mediat sociale duke shpërndarë një foto së bashku në Instagram.

Pas lajmit për vdekjen e Kamen, basisti i grupit Duran Duran John Taylor e përshkroi atë si "një nga burrat më të bukur dhe të butë që kishte takuar" ndërsa ndau një foto të vjetër të yllit të ndjerë. I lindur në Essex, në lindje të Anglisë, Kamen arriti famën, kur u shfaq në kopertinën e revistës "The Face" në vitin 1984. Ai u bë një simbol global mashkullor vitin e ardhshëm, në reklamën e paharrueshme të Levi’s në vitin 1985.

Nick Kamen

Pasi e shndërroi popullaritetin e tij në një karrierë muzikore, Kamen bashkëpunoi me Madonën në vitin 1986 me këngën "Every Time You Break My Heart". Kënga, nga albumi i tij debutues eponim, u shkrua bashkë nga Madonna dhe Stephen Bray. Kënga u rendit në vendin e 5-të në Britaninë e Madhe.

Madonna