Britani e Madhe: Zbulohet një menu e vitit 1913 në Liverpul

Ndërtuesit në qytetin anglez të Liverpulit kanë zbuluar rastësisht një pjesë të historisë së kuzhinës dhe asaj lokale, kur një menu e paprekur, që datonte nga viti 1913 ra nga tavani gjatë një projekti rinovimi. Menuja, që mbante datën e Mërkurë 15 Janar 1913 dhe me markën "Yamen Café and Tea Rooms" ndodhej mes një numri objektesh të zbuluara në gropat e kafenesë "Leaf" në Bold Street, në qendër të Liverpulit, javën e kaluar. Ndër objektet e zbuluara ndodhej edhe një kapele e një kamarieri me markën "Yamen" të qëndisur.

Kapele

Themeluesja dhe pronarja e "Leaf" Natalie Haywood u shpreh se zbulimi ishte mbresëlënës duke pasur parasysh se vetë "Leaf" ofron çajra specialiteti, si paraardhësi i tij. “Objektet u gjetën në katin e ndërmjetëm”, deklaroi ajo duke shtuar se e kishte përdorur më parë si një zyrë dhe po shndërrohej në një hapësirë ​​private. Ndër artikujt e shënuar në menu: kafe irlandeze, bukë e ëmbël dhe bizele, spageti, çaj rus, indian dhe kinez, mish viçi, limonadë dhe një ëmbëlsirë me banane.

Menu

"Cilësia dhe standardi i ushqimit, që shërbehej para Luftës së Parë Botërore ishte tepër e përparuar", theksoi Haywood. “Shumëllojshmëria e gjerë e kuzhinave në menu tregon se restoranti ka funksionuar në një kohë, kur Liverpuli ishte një qytet detar aktiv”, u shpreh ajo. "Liverpuli në atë kohë ishte shumë i pasur dhe një përqindje e madhe e trafikut detar botëror kalonte përmes portit", shtoi Haywood.

Menu