Të paktën një i vdekur dhe tre të plagosur pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Shkodër

Një aksident u regjistrua këtë të Premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku u përfshinë tre automjete, 4 persona. Një drejtues automjeti dhe 3 pasagjerë u plagosën. Sipas policisë, të plagosurit janë anëtarë të së njëjtës familje, mes tyre edhe një fëmijë. Mësohet se një nga të plagosurit në aksidentin e rëndë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Viktima është shtetasja Marjeta Gjergji, infermiere e Maternitetit në Lezhë, e cila vdiq në spital për shkak se nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda, që ajo mori më parë sot. Ndërkohë, drejtuesit e dy automjeteve të tjera u shoqëruan në polici.

Aksident

“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, automjetet me drejtues B.P., E.N. dhe Z.C. janë përfshirë në një aksident rrugor. Si rezultat, drejtuesi i mjetit B.P. dhe 3 pasagjerë në këtë automjet, morën dëmtime dhe u transportuan në Spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesit e dy automjeteve të tjera shtetasi E.N dhe shtetasi Z.B u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme”, sipas deklaratës nga policia. Ndërkohë, ekipi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.