Covid-19: Vaksina kineze Sinopharm merr miratimin urgjent të OBSH-së

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë miratimin emergjent për vaksinën kundër Covid-19 të prodhuar nga kompania kineze Sinopharm. Është vaksina e parë e zhvilluar nga një vend jo-perëndimor, që merr mbështetjen e OBSH-së. Vaksina u është dhënë tashmë miliona personave në Kinë dhe kudo në botë. OBSH më parë kishte miratuar vetëm vaksinat e prodhuara nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Moderna.

Sinopharm

Por rregullatorët individualë të shëndetit në vende të ndryshme, veçanërisht ato më të varfra në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi kanë aprovuar dozat kineze për përdorim emergjent. Me pak të dhëna të publikuara ndërkombëtarisht deri tani, efektiviteti i vaksinave të ndryshme kineze ka qenë prej kohësh i pasigurtë. Por OBSH të Premten theksoi se kishte vërtetuar "sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë" e vaksinës Sinopharm.

Sinopharm

OBSH njoftoi se kishte "potencialin për të përshpejtuar aksesin e vaksinës kundër Covid-19 për vendet që kërkojnë të mbrojnë punonjësit shëndetësorë dhe popullatën në rrezik". Rekomandohet që vaksina të administrohet në dy doza për personat e moshës 18 vjeç e sipër. Një vendim pritet brenda ditësh për një vaksinë tjetër kineze të zhvilluar nga Sinovac, ndërsa vaksina Sputnik e Rusisë është nën vlerësim.