SHBA: Zbulohet një peshk gjigant në lumin Detroit mbi 100 vjeç

Shkencëtarët mbetën të mahnitur, kur u përballën me një "përbindësh lumi", një peshk gjigant, që besohet të jetë më tepër se 100 vjeç. Stafi i Zyrës së Ruajtjes së Peshqve dhe Kafshëve të Egra të Alpena kapi peshkun, me përmasa 6' 10" në lumin Detroit, në muajin Prill. Ekspertët besojnë se peshku është një nga speciet më të mëdha të liqenit të regjistruar ndonjëherë në SHBA dhe bazuar në madhësinë e krijesës, ata u shprehën se supozohet të jetë femër dhe më tepër se 100 vjeç.

Peshk

"Ka të ngjarë të jetë shfaqur në lumin Detroit rreth vitit 1920, kur Detroit u bë qyteti i 4-të më i madh në Amerikë", theksoi Zyra e Ruajtjes së Peshqve dhe Kafshëve të Egra të Alpena. Është një peshk i ujërave të ëmbla, që jetojnë në Amerikën e Veriut, nga Gjiri Hudson përmes kullimeve të lumit Misisipi. Krijesat preferojnë habitatet me rërë ose me zhavorr në fund të liqeneve ose shtretërve të lumenjve, udhëtojnë nëpër lumenj gjatë sezonit të vezëve.

“Meshkujt kanë një jetëgjatësi prej 50 deri në 60 vjet, por një femër mund të jetojë deri në 150 vjet”, sipas Zyrës së Ruajtjes së Peshqve dhe Kafshëve të Egra të Alpena. “Krijesat e ujërave të ëmbla janë renditur si të kërcënuara në 19 nga 20 shtete të SHBA-së. Peshku u lëshua përsëri në lumë”, shtoi institucioni.

Etiketim

SHBA Peshk Detroit