Covid-19: Kështjella e Drakulës ofron vaksinime falas për këdo që guxon ta vizitojë

Kështjella rumune, që mendohet të jetë shtëpia e Drakulës po ofron vaksina falas kundër Covid-19 për vizitorët. Kështjella Bran në Transilvani njoftoi për vaksinat Pfizer BionTech në një postim në Facebook të publikuar ditën e Premte. E përfunduar në vitin 1388, kështjella qëndron në periferi të qytetit Brashov. Ajo i ngjan kalasë së banuar nga Kont Drakula, personazhi kryesor në romanin e autorit Irlandez Bram Stoker "Drakula", e publikuar në vitin 1897.

Drakula

"Drakula" mendohet të jetë frymëzuar nga sundimtari gjakpirës i shekullit të XV-të Vlad III Drakula, i cili urdhëroi torturat brutale dhe vrasjen e dhjetëra mijëra personave gjatë mbretërimit të tij. Kështjella është bërë një atraksion i njohur turistik dhe "ata të cilët e vizitojnë çdo fundjavë në maj do të mund të bëjnë një vaksinim pa takim", sipas postimit në Facebook.

Drakula

"Të gjithë përfituesit do të marrin një çertifikatë vaksinimi nga Bran Castle" dhe nëse vendosin të vizitojnë Kështjellën do të kenë qasje falas në Ekspozitën e Instrumenteve Mesjetare të Torturës", shkruhet në postim, ku theksohet se "ju mund të merrni një vaksinë pa hyrë në kështjellë nëse preferoni".

Postimi gjithashtu mbart një mesazh për ata të cilët mund të mendojnë se personazhi është i vërtetë. "Vizitorët në Kështjellën e Bran duhet të bëjnë dallimin mes realitetit historik të Bran dhe personazhit të Kontit në romanin e Bram Stoker", sipas postimit. "Drakula ekziston në imagjinatë". Rumania ka regjistruar më shumë se një milionë raste të Covid-19 dhe mbi 29,000 viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Drakula