- 08 - 08 - 2022
Shtatë fëmijë humbën jetën dhe të paktën 16 persona u plagosën të Martën, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në qytetin rus të Kazanit, sipas Komitetit Kombëtar të Antiterrorizmit në vend. "I dyshuari është ndaluar", njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti. "Një i ri i armatosur u arrestua pasi hyri në një shkollë", theksuan burime zyrtare. Kazan është kryeqëndra e Tatarstan, një rajon federal Rus.
Dëshmitarët gjithashtu u shprehën për mediat shtetërore se një shpërthim kishte ndodhur gjatë sulmit, para se të fillonin të shtënat, megjithëse nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Ekipe të ndihmës së shpejtë dhe mjekë u dërguan në vendngjarje. Presidenti rus Vladimir Putin u informua për incidentin. Presidenti Putin u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave të incidentit. Masat e sigurisë janë forcuar në të gjitha institucionet arsimore të Kazanit.