Tiranë: Një i plagosur pas një përplasje mes dy automjetesh

Një përplasje automobilistike u regjistrua pasditen e kësaj të Enjte, në Vorë. Një person mbeti i plagosur. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:40. Mësohet se u përfshinë dy automjete. Njëri prej tyre humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Perplasje

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit me inicialet A.H., 40 vjeç u plagos. Tani ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ku po merr edhe mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje. Tashmë po punohet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.