Izraeli drejton më tepër sulme drejt Gazës

Ushtria izraelite drejtoi një artileri të rëndë dhe dhjetëra sulme ajrore në Gaza, ditën e Premte. Ankthi u rrit se një pushtim tokësor i territorit mund të niste për të shuar zjarrin me raketa nga militantët palestinezë. Ndërsa bombardimet izraelite vërshonin, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Gaza u shprehën se dhjetëra persona ishin larguar nga banesat e tyre për të kërkuar strehim në shkolla, struktura që i përkasin agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, që konsiderohen strehimore emergjente.

Gaza

Vetëm disa kilometra larg, banorët në qytetin izraelit Ashkelon po largoheshin përsëri nga banesat e tyre, ndërsa sirenat lëshonin alarmin duke paralajmëruar për një breshëri tjetër raketash të lëshuara nga militantët palestinezë nga Gaza. “Një grua izraelite humbi jetën brenda natës, pasi ra ndërsa po vraponte për drejt strehës”, theksuan burime nga ushtria izraelite duke e bërë atë viktimën e tetë izraelite, që vdiq që kur Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe militantët palestinezë filluan të shkëmbenin zjarr të hënën.

Gaza

Bombardimet e Izraelit në Gaza tashmë kanë shkaktuar të paktën 119 viktima duke përfshirë 31 fëmijë dhe 19 gra”, njoftuan burime nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë me bazë në Gaza. “Të paktën 830 persona kanë pësuar lëndime si rezultat i sulmeve ajrore izraelite këtë javë”, theksuan burimet nga Ministria e Shëndetësisë. “Kishte shkëputje elektrike gjatë gjithë natës, në pjesën më të madhe të Gazës si rezultat i bombardimeve izraelite”, deklaroi një korrespondent për agjencinë palestineze të lajmeve WAFA. Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Gaza theksoi se kishte pasur dëmtime serioze në rrjetet elektrike.

Gaza

Etiketim

Izrael sulme Gaza