Lushnje: Dy të vdekur pas rënies së automjetit në hendek

Dy persona kanë humbur jetën këtë të Premte, në Lushnje. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe ra në një hendek. Dy viktimat ishin drejtuesi i automjetit 68-vjeçari Xhezmi Oshafi dhe pasagjerja 20-vjeçare Aurora Basha. Mësohet se ky automjet po shërbente si një taksi për vajzën, në momentin kur ndodhi aksidenti.

Automjeti

Viktimat ishin brenda një automjeti model "Toyota", që doli nga rruga dhe përfundoi në hendek, në urën e fshatit Bubullimë. “Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip ‘Toyota’ doli nga rruga dhe ra në hendek. Si rezultat, shtetasi Xh.O, 68 vjeç, banues në Berat dhe A.B., 20 vjeç kanë humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Tashmë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftuan burime nga policia.