Takim i ministres Evis Kushi me boksierët shqiptarë që fituan medalje në Kroaci

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi një takim këtë të Premte me përfaqësuesit e ekipit Kombëtar të Boksit, të cilët triumfuan me medalje ari dhe argjendi në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci, javën e kaluar. "Sot, në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë përgëzova nga afër Albanin, Indritin, Krenarin dhe Rexhildon për rezultatet e tyre. Ne diskutuam nevojat kryesore, që duhet t'i adresojmë në të ardhmen", deklaroi Kushi.

Kushi

Në një reagim në rrjetin social "Twitter", Kushi theksoi se atletët me rezultate të larta në garat ndërkombëtare provuan se janë ambasadorë të shkëlqyeshëm në përfaqësimin e Shqipërisë në botë. "Faleminderit të gjithëve dhe shumë suksese në të ardhmen", shtoi Kushi.

Ekipi kombëtar i boksit pati një performance të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanim të Boksit. Kampionati u zhvillua gjatë periudhës 4-9 Maj, në Kroaci. Përfaqësuesja jonë dërgoi një grup sportistësh cilësorë, të cilët ia dolën me sukses të shfaqnin vlerat e tyre. Nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni, Sead Bushati dhe Lazarin Vila, Shqipëria ka mundur që të sigurojë 5 medalje, 2 ari dhe 3 argjendi.

Kampionati