Agjencia hapësinore e Kinës i dhuron Partisë Komuniste një dhuratë të jashtëzakonshme për 100-vjetorin

Agjencia hapësinore e Kinës i ka bërë Partisë Komuniste një dhuratë të jashtëzakonshme me rastin e 100-vjetorit në pushtet, një Rover në Mars. Ulja historike e Zhurong, i quajtur pas perëndisë së zjarrit në folklorin e lashtë kinez ishte një moment kurorëzimi për Kinën. Jo vetëm që demonstroi aftësitë në rritje të vendit në hapësirë, por gjithashtu shërbeu si një kujtesë në kohë se sa larg ka arritur vendi. Gjatë lëvizjes së katërt të majit 1919, që hapi rrugën për lindjen e Partisë dy vjet më vonë, studentë dhe intelektualë patriotë kinezë u mblodhën për shkencë dhe demokraci për të shpëtuar vendin e dobët dhe të ndarë nga duart e fuqive perëndimore.

Rover

Një shekull më tej, Kina, nën udhëheqësin e Xi Jinping, po bën hapa të jashtëzakonshëm dhe po rivalizon shpejt Perëndimin. Programi ambicioz hapësinor i Kinës është mbase shembulli më tërheqës për këtë. Kina lëshoi ​​vetëm satelitin e saj të parë gjysmë shekulli më parë. Tashmë, është vendi i dytë në botë, që ka një Rover në planetin e kuq, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Misioni kinez arriti të hynte në orbitën e Marsit duke u ulur në sipërfaqen e tij dhe duke dërguar një Rover në mision.

Rover

Ndërsa Zhurong i Kinës nuk është aq i avancuar teknologjikisht sa Perserverance e NASA-s, që aktualisht po endet në Mars, prania e saj dërgon një sinjal të qartë se aftësitë hapësinore të Kinës po arrijnë atë të SHBA-së. Kjo tregon dukshëm se Kina ka dalë nga pandemia e koronavirusit më e fortë se kurrë, e gatshme për të festuar 100-vjetorin e Partisë më 1 korrik. Ditën e Shtunë, Xi Jinping dërgoi urimet e tij për misionin e suksesshëm duke e përshëndetur atë si një "hap të rëndësishëm në kërkimet ndëryjore të Kinës".