Avionët luftarakë izraelitë godasin tunelet e Hamasit

Avionët luftarakë izraelitë nisën një tjetër raund sulmesh masive ajrore në Gaza, ditën e hënë, ndërsa konflikti më serioz në vite hyri në një javë të dytë dhe ndërkombëtarët bëjnë thirrje për një armëpushim. Dhjetëra avionë izraelitë bombarduan më tepër se nëntë milje të sistemit të tuneleve të Hamasit në Gaza, brenda natës dhe synuan nëntë rezidenca të hënën, që ushtria izraelite theksoi se u përkisnin komandantëve nga grupi militant palestinez.

Gaza

Ushtria izraelite bëri të ditur se kishte goditur më tepër objektiva në Gaza gjatë javës së kaluar sesa në të gjithë vitin 2020. Rreth 3,150 raketa janë hedhur nga Gaza në territorin izraelit, që nga e hëna e kaluar. “Sulmet izraelite kanë shkaktuar 200 viktima në Gaza duke përfshirë 59 fëmijë dhe 35 gra dhe kanë zhvendosur 40,000 persona”, theksoi të hënën Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamas në Gaza. “E diela ishte dita më e përgjakshme me më tepër se 50 viktima”, shtoi Ministria.

Gaza

Ministria paralajmëroi gjithashtu të hënën se sulmet izraelite ndaj banesave, ambienteve mjekësore dhe infrastrukturave kishin krijuar kushtet për një "valë të ardhshme" të rasteve të Covid-19 dhe se ata që iknin në strehimore mund të "ekspozoheshin ndaj përhapjes së sëmundjeve infektive, veçanërisht rrezikut të përhapjes së koronavirusit". Forcat e Mbrojtjes së Izraelit publikuan ditën e Dielë foto, që pretendonin të tregonin instalimet e raketave dhe hyrjet e tuneleve të vendosura në afërsi të infrastrukturave civile si spitalet dhe shkollat. “Ndërkohë, zjarri me raketa nga Gaza ka shkaktuar të paktën 10 të vdekur në Izrael duke përfshirë dy fëmijë, që nga fillimi i sulmeve”, sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Etiketim

Izrael Avion Hamas