Covid-19: Mbërrin grupi i tretë i dozave të vaksinave Pfizer të financuara nga BE në Shqipëri

Grupi i tretë i 145 000 dozave të vaksinave Pfizer të financuara nga BE me lehtësimin e Austrisë mbërriti këtë mbrëmje, në aeroportin e Rinasit. “Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurtë derisa të jemi të gjithë të jemi të sigurtë”, njoftoi Bashkimi Evropian në Shqipëri, ditën e hënë në mbrëmje. Sipas kryeministrit Edi Rama deri më tani 773.000 doza kundër Covid-19 kanë mbërritur në Shqipëri, që nga muaji janar.

Pfizer

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi vizitoi Ballkanin Perëndimor. Ai vizitoi Tiranën si pjesë e planit të bllokut për shpërndarjen e vaksinave në vendet e Ballkanit Perëndimor”. “BE ka shoqëruar Ballkanin Perëndimor në luftën kundër Covid-19, që nga fillimi. Tani ne jemi duke shpërndarë doza Pfizer në rajon”, deklaroi ai. Ai theksoi se shpërndarja e vaksinave konfirmon qartë mbështetjen e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Komisioneri i BE-së njoftoi se vaksinat synojnë të imunizojnë stafin mjekësor dhe grupet e cënueshme.

Pfizer