Naomi Campbell bëhet nënë për herë të parë

Supermodelja Naomi Campbell është bërë nënë me fëmijën e saj të parë duke njoftuar lindjen e papritur të martën në mediat sociale. Një përfaqësues i Campbell konfirmoi lajmin. "Një bekim i vogël i bukur më ka zgjedhur të jem nëna e saj", shkroi Campbell në mediat sociale. "Aq e nderuar që kam këtë shpirt të butë në jetën time, nuk ka fjalë për të përshkruar lidhjen e përjetshme, që tani ndaj me ty engjëlli im. Nuk ka dashuri më të madhe", u shpreh ajo.

Naomi

Njoftimi shoqëroi një foto të dorës së saj me këmbët e të porsalindurit. Është fëmija i parë për supermodelen 50-vjeçare, e cila nuk bëri asnjë njoftim publik se po priste një fëmijë. Njoftimi i lindjes vjen vetëm disa ditë përpara ditëlindjes së saj. Campbell ishte shprehur në të kaluarën se dëshironte të bëhej nënë. Në vitin 2017, ajo deklaroi se kishte menduar të kishte një fëmijë në vend që të birësonte. "Mendoj të kem fëmijë gjatë gjithë kohës. Por tani me mënyrën sesi është shkenca mendoj se mund ta lind atë kur të dua", theksoi ajo.