Durrës: Një i plagosur pas një përleshje me thikë

Një shtetas 55-vjeçar u godit me thikë sot, në Durrës si pasojë e një përleshjeje. Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen Nr 13, në zonën e plazhit mes dy burrave. Burime zyrtare nga policia informuan se pas një konflikti shtetasi me inicialet A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës goditi me thikë shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës. Mësohet se konflikit filloi për motive banale.

Durres

Nga ana e tyre, Shërbimet e Komisariatit të Policisë në Durrës ndërhynë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar. Ai ishte në një përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas u shoqërua në ambientet e policisë. Ndërkohë personi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po punohet dhe për masat e mëtejshme procedurale.