Të paktën 11 fëmijë të vdekur në Gaza nga sulmet ajrore izraelite

Shqetësimet vazhduan të rriteshin të Mërkurën, ndërsa rrezultoi se sulmet ajrore të Izraelit kanë vrarë 11 fëmijë në Gaza, të cilët po trajtoheshin për trauma. Më tepër se 60 fëmijë në Gaza dhe dy në Izrael kanë humbur jetën, që nga fillimi i shpërthimit të fundit. Këshilli Norvegjez për Refugjatët njoftoi të martën se 11 nga viktimat e reja në Gaza janë të moshës mes 5 dhe 15 vjeç. Viktimat po merrnin pjesë në programin e traumës para se sulmet ajrore izraelite t'i vrisnin në banesat e tyre.

Izrael

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Norvegjez për Refugjatët, Jan Egeland shprehu zemërim duke e quajtur sulmin një "shkëmbim të çmendur të raketave" dhe theksoi se politikanët dhe gjeneralët izraelitë si dhe militantët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Gaza duhet të mbanin përgjegjësi. "Ajo që ata po bëjnë është vrasja e fëmijëve", deklaroi ai. Thirrjet për një armëpushim vazhduan të rriteshin të Mërkurën, por ushtria e Izraelit theksoi se operacioni kundër Hamasit në Gaza mund të vazhdonte për ditë me radhë.

Izrael

"Një total prej 12 personash kanë humbur jetën në Izrael si rezultat i zjarrit të militantëve palestinezë duke përfshirë dy fëmijë", sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi theksoi se sulmet ajrore izraelite kishin shkaktuar 219 viktima duke përfshirë 63 fëmijë dhe kanë plagosur më tepër se 1,500 persona në raundin aktual të dhunës.