Ekuador: Shembet Harku i Darvinit në ishujt Galapagos

Një nga formacionet më të famshme shkëmbore në ishujt Galapagos është shembur në det. Maja e Harkut të Darvinit, e vendosur në pjesën veriore të arkipelagut u shëmb si "pasojë e erozionit natyror", njoftoi Ministria e Mjedisit të Ekuadorit. Imazhet e strukturës, që tani përbëhet vetëm nga dy shtylla u publikuan të hënën në llogaritë e mediave sociale të ministrisë së bashku me një deklaratë, që konfirmonte lajmin.

Darwin

"U raportua shembja e Harkut të Darvinit, ura tërheqëse natyrore, që ndodhet më pak se një kilometër nga zona kryesore e ishullit Darvinit", theksoi ministria në deklaratë. "Harku i Darvinit është bërë prej guri natyror, që dikur do të kishte qenë pjesë e ishullit Darvin", sipas deklaratës. Me emrin e biologut anglez Charles Darwin, harku konsiderohet si një nga pikat më të mira të zhytjes në arkipelagun e Oqeanit Paqësor, që është pjesë e Ekuadorit dhe ndodhet qindra milje larg brigjeve të vendit.

Galapagos

Vendi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, i njohur për shumë specie endemike të kafshëve dhe bimëve, frymëzoi teorinë e evolucionit të Darvinit. "Fatkeqësisht sot, vizitorët në Galapagos përjetuan një ngjarje, që ndodh vetëm një herë në jetë", njoftoi Kompania turistike Aggressor Adventures, që organizon udhëtime në grupe. "Këtë mëngjes me orën lokale 11:20, Harku i Darvinit me famë botërore u shemb para syve të tyre", theksoi kompania.

Darwin