Izraeli dhe grupet militante palestineze të Hamasit bien dakord për një armëpushim

Një lider i lartë i Hamasit dhe Kabineti i Sigurisë të Izraelit kanë konfirmuar se një marrëveshje e ndërsjellë armëpushimi është rënë dakord. Lideri i lartë i Hamasit u shpreh se armëpushimi do të fillojë në 2 të mëngjesit me orën lokale ditën e Premte. Vendimi vjen pasi më tepër se një javë konflikt ka shkaktuar qindra të vdekur shumica dërrmuese e tyre palestinezë. Kabineti i Sigurisë së Izraelit kishte rënë dakord për një "armëpushim reciprok të pakushtëzuar" mbi Gazën, sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit Izraelit.

Izrael

"Kabineti i Sigurisë u mblodh këtë mbrëmje. Dhe pranoi unanimisht rekomandimin e të gjithë elementëve të sigurisë për një armëpushim të ndërsjellë të pakushtëzuar, që do të hyjë në fuqi në një orë për t'u rënë dakord më vonë", sipas deklaratës nga Zyra e Kryeministrit. Deklarata zyrtare bën të qartë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit do të udhëzohen të fillojnë përsëri fushatën e tyre kundër grupeve militante në Gaza nëse grupet militante nuk do e mbajnë anën e tyre të marrëveshjes.

Izrael

"Udhëheqja politike thekson se realiteti në terren do të përcaktojë çdo vendim për të rifilluar fushatën ushtarake", theksohet në deklaratë. Sulmet izraelite kanë shkaktuar të paktën 230 të vdekur në Gaza duke përfshirë 65 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetit të drejtuar nga Hamasi. Rreth 72,000 persona nga Gaza janë zhvendosur, njoftoi UNICEF të Mërkurën.