Spanjë: Zbulohet një kompleks antik i banjave romake në jug të vendit

Një kompleks i lashtë antik romak i ruajtur mirë ka dalë nga rërat e një plazhi në jug të Spanjës. “Studiuesit nga Universiteti Cádiz zbuluan banja romake të ruajtura mirë me mure më të larta se 13 metra në plazhin Caños de Meca në rajonin e Andaluzisë në Spanjë”, njoftoi universiteti në një deklaratë. Vetëm dy dhoma janë gërmuar deri më tani, me pjesën më të madhe të vendit të paprekur.

Spanja

“Muret e dy dhomave të gërmuara ishin mbuluar me rërë pas braktisjes në Antikitetin e Vonë”, theksuan burime nga Universiteti Cádiz. Disa qeramika mesjetare nga shekujt XII dhe XIII u zbuluan gjithashtu pranë banjave. Në një gërmim të veçantë në Kepin Trafalgar të Andaluzisë, u gjetën të paktën shtatë depo romake, që përdoreshin për të ruajtur ushqimin, me thellësi që varionin nga 5 metra deri në 6.5 metra.

Universiteti njoftoi se kishte zbuluar artifakte romake. Ata gjithashtu zbuluan një varr të paprekur prehistorik në vendin e Kepit Trafalgar. Universiteti bëri të ditur se vendi i varrimit ishte i vjetër 4,000 vjet dhe përmbante eshtrat e disa individëve.

Spanja