Berat: Një i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan këtë të Premte në mbrëmje. Ngjarja ndodhi pranë Urës Vajgurore të Qarkut Berat. Si rezultat një qytetar u plagos. Informacionet paraprake sugjerojnë se viktima e sulmit të armatosur ishte kthyer në Shqipëri. Mësohet se ishte kthyer nga Britania e Madhe vetëm disa ditë më parë.

Polici

Ndërkohë, identiteti i të plagosurit nuk është bërë ende i ditur. Si dhe shkaqet e plota të e incidentit ende nuk janë njoftuar. Burimet kanë konfirmuar se të shtënat ndodhën në një lokal të zonës. Si pasojë e të shtënave mbeti i plogosur edhe nipi i pronarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.