Covid-19: Dyshime për mutacionin indian në Shqipëri

Vdekja e një personi 50-vjeçar në Cërrik, këtë të hënë nga Covid-19 ka ngritur dyshimet se mutacioni indian i virusit tashmë ka mbërritur në Shqipëri, pasi viktima kishte simptoma të ngjashme. “Ai mbërriti në Shqipëri me avion, tranzit nga Athina, por mjekët ishin të shqetësuar se ai kishte simptoma shumë të ngjashme të mutacionit Indian të Covid-19”, njoftuan mediat lokale. Deri më tani mësohet se Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka dërguar për prova të mëtejshme çështjen jashtë vendit për të identifikuar nëse personi kishte mutacionin indian.

Covid

OBSH-ja bëri të ditur se varianti nga India është zbuluar në të gjithë vendet evropiane. “Që nga 11 maji, varianti B.1.617 është zbuluar në 44 vende në të gjashtë rajonet e OBSH-së”, theksoi organizata. Viruset mutohen gjatë gjithë kohës duke prodhuar versione ose variante të ndryshme të vetvetes.

Shumica e këtyre mutacioneve janë të parëndësishme dhe disa madje mund ta bëjnë virusin më pak të rrezikshëm, por të tjerët mund ta bëjnë atë më ngjitës dhe më të vështirë për tu vaksinuar. Ky variant, i njohur zyrtarisht si B.1.617 u zbulua për herë të parë në Indi, në muajin tetor. Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse ky variant është infektues apo rezistent ndaj vaksinave.

Covid