Republika Demokratike e Kongos: Të paktën 15 të vdekur pas shpërthimit të një vullkani në lindje të vendit

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, pas shpërthimit të vullkanit Nyiragongo në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, gjatë fundjavës. “Nëntë persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik, ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga vendngjarja. Katër të tjerë mbetën të vdekur, ndërsa po përpiqeshin të shpëtonin duke u larguar nga një burg dhe dy të tjerë nga djegiet”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë Patrick Muyaya në një deklaratë ditën e dielë.

Vullkan

UNICEF-i theksoi se fëmijë kanë humbur mes kaosit, ndërsa banorët u larguan nga qyteti afër Gomës ditën e shtunë. “Më tepër se 150 fëmijë janë larguar nga familjet e tyre”, theksoi agjencia. “Rreth 8,000 persona kaluan në Ruandë nga Republika Demokratike e Kongos për të kërkuar strehim pas shpërthimit, me disa që u kthyen një ditë më vonë”, theksoi Ministria e Menaxhimit të Emergjencave të Ruandës.

Vullkan

“Mijëra banorë në Goma kaluan natën e së shtunës jashtë pas shpërthimit”, sipas një zëdhënësi të Këshillit Norvegjez për Refugjatët. “Të evakuuarit iu drejtuan Ruandës ditën e shtunë”, deklaroi të Dielën Tom Peyre-Costa, zëdhënësi i Këshillit Norvegjez për Refugjatët për Afrikën perëndimore dhe qendrore. “Kufiri u mbyll, kështu që ata u kthyen në Goma dhe u drejtuan për një zonë në veri të qytetit”, theksoi ai.