Covid-19: Vaksina Moderna e sigurtë dhe efektive tek adoleshentët

Vaksina Moderna kundër Covid-19 është e sigurtë dhe duket se është efektive tek adoleshentët, njoftoi kompania të martën. Në një provë të fazës 2/3 e kryer tek 3,732 fëmijë të moshave 12 deri 17 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, testet e gjakut treguan se vaksina prodhoi një përgjigje immune, që ishte ekuivalente me rezultatet e mëparshme tek të rriturit. Vëzhgimet fillestare treguan se asnjë nga fëmijët, të cilët u vaksinuan nuk u infektua me Covid-19 duke filluar 14 ditë pas dozës së dytë. Kompania vëren se kjo shifër mund të ndryshojë ndërsa po mblidhen më tepër të dhëna.

Moderna

Kompania gjithashtu rishikoi se si funksionoi vaksina pas vetëm një doze. Rezultatet treguan se vaksina ishte 93% efektive pas një doze në parandalimin e rasteve të lehta të Covid-19 duke përfshirë vetëm një simptomë të sëmundjes së koronavirusit në vend të dy ose më shumë simptomave. Moderna njoftoi rezultatet të Martën në një njoftim për shtyp.

Moderna

Kompania theksoi se nuk u identifikuan shqetësime të rëndësishme për sigurinë. Efektet anësore përfshinin dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore dhe të dridhura pas dozës së dytë. Ndonjëherë vërehej edhe dhimbje në vendin e injektimit.