Tiranë: Dy të plagosur ndërsa një automjet doli nga rruga

Një aksident u regjistrua këtë të Mërkurë, rreth orës 17.10 në lagjen Misto Mame të Tiranës, ku një 56-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga. Si pasojë u plagosën dy kalimtarë, të cilët u transportuan në spital për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore. Bazuar në raportin e policisë, qytetarët e dëmtuar për fat të mirë nuk rrezikojnë të humbin jetën, megjithë dëmtimet e pësuara.

Tirana

Ndërkohë, ekipi hetues dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit. “Rreth orës 17.10 në ish-Misto-Mame, shtetasi Sh.T., 56 vjeç humbi kontrollin e automjetit, që doli nga rruga. Si rezultat, dy këmbësorë, shtetasit L.K., 23 vjeç dhe D.D., 60 vjeç, të cilët ndodhen në spital janë jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi policia.

Ndërkohë një automjet tjetër u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, konkretisht pranë zonës së Unazës. “Zjarri, që përfshiu automjetin nuk ka shkaktuar dëme njerëzore, por vetëm materiale”, njoftoi policia. Pas incidentit, shërbimet e zjarrfikësve shkuan shpejt në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Automjet