SHBA: Të paktën 8 të vdekur pas të shtënave pranë një rrjeti hekurudhor në San Jose, Kaliforni

Një person i armatosur hapi zjarr në një nga linjat hekurudhore në San Jose, Kaliforni, ditën e Mërkurë, në mëngjes duke shkaktuar të paktën 8 të vdekur dhe duke plagosur të tjerë, bënë të ditur burime zyrtare. “I dyshuari, një punonjës i Autoritetit të Transportit ka humbur jetën”, sipas burimeve. "Policia gjithashtu ka marrë informacione lidhur me pajisjet shpërthyese brenda ndërtesës, që po hetohet nga skuadrat e shpëtimit”, theksuan burimet zyrtare.

SHBA

Autoritetet morën thirrje në mëngjes duke theksuar se kishte të shtëna pranë një qendre kontrolli. "Ndërsa të shtënat vazhdonin ende, ekipet tona po hynin në ndërtesë", deklaroi Sherifi i Qarkut Santa Clara Laurie Smith. “Të shtënat ndodhën në hekurudhë, jo në qendrën e kontrollit të operacioneve”, u shpreh Kryetari i Bordit Glenn Hendricks. "Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur sot", deklaroi Hendricks.

SHBA

Shërbimi hekurudhor do të pezullohet, pasi hetimi i vendit të ngjarjes ka kufizuar aftësinë për të ofruar shërbim.  Kryebashkiaku i San Hoze, Sam Liccardo i referohet të shtënave si një moment tepër i errët për qytetin. "Kjo është një ditë e tmerrshme për qytetin tonë", deklaroi ai. "E dimë që po e ndiejnë kaq thellë këtë humbje të miqve", theksoi Liccardo.