Britania e Madhe: Policia arreston dy shtetas shqiptarë pas zbulimit të 400,000 pound në banesë

Dy shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Britaninë e Madhe janë arrestuar dhe akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash, njoftoi media ndërkombëtare të premten. Policia ka vënë në pranga shtetasit Altjon Gjoni, 38 vjeç dhe Bejar Cozminca 30 vjeç, pasi ka gjetur mbi 400,000 paund në banesën e shqiptarëve. Bazuar në informacionin e bërë publik, oficerët e policisë kanë sekuestruar 200,000 paund në një apartament të shqiptarëve dhe 200,000 në një tjetër.

UK

Ndërkohë Instituti Britanik i Statistikave ka zbuluar se 2,840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Britaninë e Madhe gjatë tre muajve të parë të vitit 2021. Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në numrin e azilkërkuesve në Britaninë e Madhe. Të parët ishin iranianët me 3,523 kërkesa, ndërsa në vendin e tretë ishin qytetarët e Eritresë me 2,373 aplikime.

UK

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve shqiptarë u ul me 657 kërkesa. Sipas të dhënave më të fundit të botuara nga Instituti Britanik i Statistikave, për personat, të cilët kthehen nga Britania e Madhe në Shqipëri, 1,222 prej tyre, të cilët hynë ilegalisht në port, u kthyen nga Britania në vitin 2020. Përveç kësaj, mes 561 shqiptarëve në procesin e azilit, të cilët u kthyen në vitin 2020, 238 prej tyre u kthyen vullnetarisht, ndërsa të tjerët u detyruan të ktheheshin në vendlindjet e tyre.